` . Irani do të blejë 100 avionë nga amerikanët - TV-SHENJA

Irani do të blejë 100 avionë nga amerikanët

Irani ka lidhur marrëveshje me prodhuesin amerikan të avionëve Boeing për blerjen e 100 avionëve, ndërsa bëhet fjalë për një shitblerje në vlerë prej një miliardë dollarë e cila do të shënonte biznesin e parë të madh të një kompanie amerikane me Republikën Islamike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia shtetërore iraniane raporton se kreu i Agjencisë Iraniane për Aviacionin Civil, Ali Abedzadeh konfirmoi se Teherani ka arritur marrëveshje me Boeing-un për blerjen e 100 avionëve, se negociatat janë zhvilluar në disa faza dhe se momentalisht pritet finalizimi i marrëveshjes.

“Të dyja palët, Irani dhe Boeing-u, arritën marrëveshje me shkrim për blerjen e avionëve të Boeing-ut”, deklaroi Abedzadeh, i cili theksoi se prej 250 avionëve të pasagjerëve, 230 duhen zëvendësuar.

Nga kompania amerikane me seli në Chicago refuzuan të bëjnë publike detaje të negociatave, por nuk mohuan shifrat që i përmendi Abedzadeh.

Postime të Ngjajshme