` . Iran, sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale - TV SHENJA

Iran, sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale

Në Iran ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe zgjedhjet e 5-ta lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i votimit i cili ka nisur në orën 08.00 me orën lokale, ndërsa qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në 63 mijë qendra votimi. Procesi do të vazhdojë deri në orën 20.00, por është bërë e ditur se kjo kohë mund të zgjatet nëse do të jetë e nevojshme.

Mosha për të votuar në Iran fillon nga 18 vjeç dhe në vend janë regjistruar 56 milionë e 410 mijë e 234 votues.

Lideri fetar i vendit, Ali Hamanej, gjatë votimit në një deklaratë për mediat iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu drejtohen kutive të votimit.

“Zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale janë zgjedhje të rëndësishme. I bëj thirrje popullit tonë që të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar”, është shprehur Hamanej.

Pritet që gara në zgjedhjet presidenciale të zhvillohen mes Hasan Ruhanit i cili ka marrë mbështetjen e reformistëve dhe konservatorëve të moderuar dhe kandidatit të konservatorëve Ibrahim Reisi. Gjithashtu në listën e kandidatëve ndodhen edhe Mustafa Mirselim dhe Mustafa Hashimiteba.

 

Postime të Ngjajshme