` . Iraku do të kërkojë dëmshpërblim nga Izraeli - TV-SHENJA

Iraku do të kërkojë dëmshpërblim nga Izraeli

Në Parlamentin e Irakut është përgatitur një propozim-ligj i cili parashikon kërkimin e dëmshpërblimit nga Tel Avivi për shkak të sulmit të kryer 38 vjet më parë nga Izraeli, transmeton AA.

Deputeti i Parlamentit irakian, Adi Avat, në një deklaratë ka rikujtuar se sulmi ajror që Izraeli kreu më 7 qershor 1981 ndaj reaktorit bërthamor “1 korriku”, të cilin Iraku ndërtoi në atë periudhë, ka shkaktuar një dëm të madh dhe humbje jetësh.

Ai tha se në kryesinë e Parlamentit është paraqitur propozim-ligji i cili parashikon marrjen e dëmshpërblimit nga Izraeli.

Avat thotë se sulmi i Izraelit është qartë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Iraku ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.

Izraeli më 7 qershor 1981 si rezultat i operacionit ajror të emëruar “Opera” ose “Babilon”, zhvilloi sulme me avionë luftarakë të tipit F-16 dhe F-15 ndaj reaktorit bërthamor të ndërtuar në pjesën juglindore, 17 kilometra larg Bagdadit nga lideri i rrëzuar i Irakut, Saddam Hussein.