` . Irak, 5 të vdekur nga një sulm vetëvrasës – TV-SHENJA

Irak, 5 të vdekur nga një sulm vetëvrasës

Së paku pesë civilë irakianë sot humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë në veri të kryeqytetit irakian, Bagdad.

Sulmuesi shpërtheu veten në një tendë në qarkun Tarmiyah, 50 kilometra në veri të Bagdadit, tha zyrtari policor Ahmed Khalaf.

Forcat e sigurisë kanë mbyllur të gjithë zonën pas sulmit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Herët këtë muaj një sulm i ngjashëm goditi zonën e njëjtë, duke vrarë 20 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Grupi terrorist DEASH mori përgjegjësinë për sulmin. /AA/