` . Ipso facto,..! - TV-SHENJA

Ipso facto,..!

Shkruan: Driton DEMIRI

Zotërinj,

Me që ra fjala parametra ekonomik: investime, rritje, zhvillim etj. etj. Më me kujdes, pasi këtu
ceken çështje delikate! Këto terma aktualisht njerëzit nuk i lumturojnë aspak. Në raport me
standardin e jetesës janë kryesisht në disproporcion. Realisht, qytetarët kanë probleme për të
realizuar blerje përtej konsumit të përditshëm. Në 70% të rritjes ekonomike faktor është konsumi,
megjithëse vlera e parasë tek ne ka shkuar scoop out, ndërsa ekonomia vendore ende vazhdon
trendin outdated me pjesëmarrje të mikro dhe ndërmarrjeve të vogla kryekëput familjare në numër
më të madh.

Nuk justifikohet rritja me dy a tre projekte mesatare kapitale. Thelbi i ekonomisë janë investimet
konstante private, publike dhe të huaja direkte. Vice-versa s’ka rritje pa shpenzime. Vetëm forca e
fuqisë blerëse e çdo qytetari mund të çojë në rritje e zhvillim, përndryshe do të rrotullohemi në
vend. Ata nuk çojnë në shtëpitë e tyre rritjen thjesht thënë, apo GDP-në, porse pagën. Kështu që
sot, nevoja si prioritet e do për një gratification të brendshëm bruto përskaj GDP-së. Duhet të
rritet paga minimale, edhe atë dyfish, madje duke filluar nga paga në sektorin real i cili krijon
paranë, kështu që njerëzit do të blejnë dhe investojnë. Pa rritje të fuqisë blerëse, nuk ka zhvillim
në të gjitha nivelet, pasi investimet e mëdha, kapitale të cilat nuk janë të mjaftueshme sjellin vetëm
një amulli përparimi në erë. Kur të gjithë blejnë e shpenzojnë, ec edhe tregtia, ec edhe
produktiviteti edhe detyrimet ndaj taksave. Kështu perëndimi u zhvillua.

Përpjekjet e proceseve integruese drejt perëndimit si pikë referimi vazhdimësie drejt institucioneve
perëndimore NATO dhe BE janë, edhe meritat po ashtu janë. Se luan as topi! Me gjithë respektin
një magnum opus i paparë. Ndonëse në këtë drejtim keni patur dhe vazhdoni të keni mbështetjen
maksimale. Megjithatë, integrimet dhe mirëqenia kanë dallim!

Ndërkohë, gjithçka po shtrenjtohet! Çmimet fluktuojnë, numrat janë, shifrat janë. Gati se, çdo
produkt sot shitet për 3,5%-15,5%, ndërsa barërat varësisht, deri më 100% më shtrenjtë në
krahasim me fillim vitin. Derisa në krahasim një dekadëshe çmimet kanë shkuar pothuajse lartë e
më lartë. Pra inflacioni në pah! Sado e dosido që të jetë inflacioni përsëri inflacion është. Dhe
s’është 2-3%, është 5-6% e tej. Keynes në një situatë të tillë do thoshte se: “Me një proces të
vazhdueshëm inflacioni, qeveritë mund të konfiskojnë, fshehurazi dhe pa vëzhguar, një pjesë të
rëndësishme të pasurisë së qytetarëve të tyre”. Për njohuri, ekonomia jonë shoqërohet me
stagflacion sistematik që nga transformimi në ekonomi të tregut.

Tre janë faktorë më kryesorë që ndikojnë në rritjen e çmimeve në bazë konsumi:
Alokimi i parave publike në projekte joproduktive dhe jofitimprurës, (në kondita tona e kemi të
freskët nga qeveria e kaluar),

Mungesa e stimulimit dhe akselerimit të investimeve kapitale nga sektori real, (është trend ky i një
ekonomie pesimiste i cili vazhdon) dhe,

Eksporti i ulët, (po ashtu rezultat i një trendi të një ekonomie vulnerabël). Që nënkupton edhe
ofertë të përgjithshme të ulët të mallrave në treg.

Për pasojë, brendapërbrenda një dekade së paku, 50% jetesa më e shtrenjtë.

Ndodhemi në udhëkryq, zotërinj;

Në këtë prizëm, pak më rapid, ju lutem. Nevoja e do t’ia dalim mbanë!
Afërsisht 1/5 e popullsisë jeton në varfëri; Edhe atë, varfëri jo vetëm si fenomen masiv rural siç
ishte në fillim të tranzicionit, por tashmë edhe urban. Vështrojeni në një bisht syri periferitë e
qyteteve dhe ja pasqyra. Përveç kësaj, vendi me tendencë migrimi po braktiset me të madhe jo
vetëm nga njerëz të rëndomtë porse edhe nga brain drain.

Megjithëqë, pata dyshime serioze për mundësinë e realizimit të programës suaj ekonomike
qeveritare. Që në fillim s postimi kryekëput majtas nuk më lumturoi. Dhe ja e vërteta; Taksimi
progresiv nuk është se tregon ndonjë efekt. Është inefficient dhe në kundërshtim me realitetin e
gjendjes së ekonomisë së vendit. Pakoja sociale e sapo miratuar me proklamim të sjelljes së
“drejtësisë sociale”, praktikisht, nuk është se ma mbush mendjen. Një recetë e vjetruar dhe false!
Ndryshe, është një kompromis dukshëm politik. Ju nuk e kuptoni se jetojmë në kohë të tregut të
lirë dhe konkurrencës?! Koha e planifikimit të centralizuar a.sh. ekonomisë komanduese (sa jemi
aq do prodhojmë e ndajmë) mortus est. Duke tentuar të shndërrohemi artificialisht në Etatprovidence,
afatmesëm rrezikojmë të kalojmë në një ambient skllavërie.

Nepotizmi dhe korrupsioni janë dy gangrenat e mos progresit të shoqërisë. Pabarazia që nga këtu
fillon. Si rrjedhojë, pretendimi juaj i uljes së pabarazisë është gjysmë i verbër. Në fakt, në këtë
pikë ne gabohemi të gjithë. Duke u shtirur se nuk na hyjnë në punë këto dukuri.

A mund t’ma tregoni logjikën matematikore të 4,1%? Ç’do të thotë kjo?! 4,1% është tregues solid,
mbase matjet ekonomike thuan të kundërtën. Për ç’arsye, duhet të gjithë të fundosemi? Kjo nuk
ka kuptim, ju lutem! Situatë alogjike! Futuni në formacion së pari. Edhe po të ekzistojë rritja, ku
do shkojnë paratë? Ato para janë para të të gjithëve! Kërkohet konsistencë të financave publike,
lehtësime fiskale si dhe de lokalizim të shpërndarjes së mirëqenies së barabartë.

Unë qeverisjen e mendoj pak më specifike. Nëse njerëzit do ishin të lumtur, për mua do ishte aq
më lehtë. Jo zotërinj, s’ka përse ankoheni. Qeverisjet nuk duhet të masin veten me kokën mbrapa
duke u marrë me gropat e qeverive të kaluara, le të themi. Arsyetimi i tillë gjithsesi do ju çojë
mbrapa. Përndryshe ankesat shkojnë lartë, jo poshtë. Më vjen keq! Në qeverisje punët bëhen një
nga një. Nuk ka, s’e kemi ditur.

Kështu shkojnë gjërat;

Mendtë n’kokë!