` . iPhone XR ishte telefoni më i shitur në tregun global për 2019 - TV-SHENJA

iPhone XR ishte telefoni më i shitur në tregun global për 2019

Apple dhe Samsung kanë dominuar edhe një herë shitjet globale të telefonave të mençur.

Këtë herë, megjithatë, Apple prodhoi një numër të telefonave më të shitur për këtë vit, sipas Counterpoint Research – megjithëse merr vendin e parë vetëm në disa rajone.

Në nivel global, iPhone XR ishte telefoni më i shitur në vitin 2019, duke rrëmbyer 3% të shitjeve të smartphone.
Në vendin e dytë ishte iPhone 11, i cili rrëmbeu 2.1% të shitjeve.

Kjo në vetvete është mjaft mbresëlënëse, veçanërisht pasi telefoni u lansua vetëm në shtator, dhe kështu kishte vetëm rreth katër muaj shitje në vitin 2019.

Apple arriti të rrëmbej edhe disa pozita të tjera në listën e 10 më të mirëve.

iPhone 8, në vendin e gjashtë, morri 1.2% të shitjeve, ndërsa iPhone 11 Pro Max, iPhone 7 dhe iPhone XS Max hynë përkatësisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.

Sigurisht, Apple nuk ishte prodhuesi i vetëm i smartphone në listë.

Samsung tregoi poashtu sukses, me Samsung Galaxy A50 që erdhi në vendin e tretë me 1.8%, dhe Galaxy A10 vjen në vendin e katërt me 1.7%.

Një rënie e dukshme nga lista e top 10 erdhi për Huawei, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në botë.

Kjo ka të ngjarë të ketë të bëjë me faktin se kompania ka përqendruar përpjekjet e saj në Kinë pas ndalimit të tregtisë amerikane, e cila rezultoi që kompania të hiqte dorë nga aplikacionet dhe shërbimet Google.