` . iPhone 7 Plus vjen me 3GB RAM dhe dy kamera 12MP – TV SHENJA

iPhone 7 Plus vjen me 3GB RAM dhe dy kamera 12MP

Edhe pak ditë kanë mbetur që nga lansimi i telefonëve të rinj të Apple, që pritet të jenë iPhone 7 dhe 7plus.

Siç raporton GSMArena, iPhone 7Plus do të ketë 3GB RAM si dhe dy kamera me 12MP, transmeton Koha.net.

Dy kamerat do të kenë sensorë të ndryshëm. Njëri do të ketë më shumë piksela me 6 elemente të lenteve me kënd të gjerë dhe OIS. Kurse tjetri do të ketë lente me 5 elemente.

Ai vjen me 3 modele të ndryshme të hapësirës së brendshme, 32, 128 dhe 256GB.

Sipas raporteve thuhet se dy telefonat e rinj të Apple pritet që të kenë shitje 60-65 milionë njësi deri në fund të këtij viti, por një gjë e tillë nuk do të dihet nëse do të arrihet apo jo deri më 2017, por të mërkurën ata pritet të prezantohen zyrtarisht.

Postime të Ngjajshme