` . IOM: Trefishohet numri i refugjatëve të ardhur në Spanjë nga deti - TV-SHENJA

IOM: Trefishohet numri i refugjatëve të ardhur në Spanjë nga deti

Spanja ka dëshmuar rritje të trefishtë në numrin e refugjatëve që kanë hyrë në këtë vend duke përdorur rrugët detare këtë vit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara të premten, raporton AA.

Deri më tani, këtë vit, 8.385 refugjatë kanë hyrë në Spanjë nga deti, krahasuar me 2.476 gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, tha në një deklaratë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Të paktën 121 refugjatë humbën jetën duke u përpjekur të arrijnë në Spanjë nga deti këtë vit, krahasuar me 97 vitin e kaluar, njoftoi IOM.

Të mërkurën, rreth 20 refugjatë arritën me barkë në një plazh në qytetin jugperëndimor të Spanjës, Kadiz, ku turistët po bënin plazh.

Sipas IOM, 117.795 refugjatë kanë hyrë në Evropë nga deti në vitin 2017 deri më tani, prej të cilëve gati 83 për qind në Itali.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve që hynë në Evropë ka rënë për më shumë gjysmë gjatë këtij viti, në krahasim me vitin e kaluar, tha agjencia.

Sipas IOM-së, arritjet në Greqi janë zvogëluar në 12.191 këtë vit, krahasuar me 161.232 vitin e kaluar.

Deri më tani në vitin 2017 ka pasur 3.501 viktima të refugjatëve në mbarë botën.

Të paktën 280 refugjatë nga Somalia dhe Etiopia u detyruan të largoheshin nga një varkë dhe u lanë të mbyten në det nga një trafikant i njerëzve jashtë brigjeve të Jemenit. Prej tyre 70, shumica adoleshentë, u zhdukën në det, ka njoftuar IOM.

Postime të Ngjajshme