` . IOM: 20 mijë persona janë shpëtuar në shkretëtirë në Niger në 3 vitet e fundit - TV-SHENJA

IOM: 20 mijë persona janë shpëtuar në shkretëtirë në Niger në 3 vitet e fundit

Organizata Botërore e Migrimit (IOM) bëri të ditur se nga viti 2016, 20 mijë persona të bllokuar gjatë tentativës për të kaluar në Evropë përmes Libisë janë shpëtuar në Shkretëtirën e Saharës në Niger, transmeton AA.

Përmes një deklarate, IOM tha se 406 persona të humbur në shkretëtirën në Niger janë shpëtuar më 15 qershor të këtij viti.

Shumica e personave të shpëtuar kanë qenë nga shtetet e Afrikës Perëndimore, siç janë Republika e Guinesë, Mali dhe Bregu i Fildishtë, ndërsa pas shpëtimit, migrantët janë dërguar në qendra të pranimit, ku u janë ofruar ushqime dhe ndihma mjekësore.

Çdo vit, mijëra persona që synojnë të arrijnë në Evropë përmes Libisë dhe Algjerisë, përpiqen ta kalojnë Shkretëtirën e Saharës, ndërsa supozohet se mijëra persona humbin jetën gjatë këtij udhëtimi në shkretëtirë.