` . Interi me sytë nga La Liga, Ausilio udhëton në Spanjë – TV-SHENJA

Interi me sytë nga La Liga, Ausilio udhëton në Spanjë

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio pritet të udhëtojë nesër drejt Spanjës për të mbyllur detajet e operacionit të transferimit të fantazistit të Barcelonës, Rafinha. Zikaltrit dhe futbollisti kanë arritur tashmë akordin, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje mes klubeve, gjë që pritet të arrihet me vizitën e Ausilios në Spanjë.

Por, krahas Rafinhës, zikaltrit kanë edhe një tjetër synim në La Liga. Bëhet fjalë për mesfushorin belg Yannick Carrasco që ka përfunduar jashtë planeve të Simeones te Atletico e Madridit. Ausilio ka gati propozimin e shkëmbimit kokë më kokë mes belgut dhe Joao Marios, portugezit që nuk po bind aspak te Interi.

Kështu pasi kanë mbyllur marrëveshjen e transferimit të Lisandro Lopezit, drejtuesit e Interit po bëjnë edhe një sforcim të fundit për të sjellë në Milano edhe mesfushorë2t Ramirez e Carrasco, por edhe fantazistin Rafinha, për të kompletuar organikën e Luciano Spallettit./SS/