` . Interi i heq shiritin e kapitenit Icardit - TV-SHENJA

Interi i heq shiritin e kapitenit Icardit

Samir Handanovic është kapiteni më i ri i skuadrës së Interit. Paraqitjet fantastike të këtij sezoni në Seria A, kanë bërë që klubi italian të marrë vendimin për ta bërë liderin më të ri të ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.

Një tjetër faktor për këtë vendim duket se është edhe situata e komplikuar që po kalon Mauro Icardi, i cili ka disa ndeshje që nuk gjen rrugën e rrjetës. Ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës duke kthyer në një çështje.

Ky vendim mund të sjellë edhe largimin e tij nga klubi zikaltër gjatë verës, teksa Real Madrid është gati për ta rrëmbyer me një ofertë që mund të kalojë 100 milionë euro.