` . Interesim i madh, për Jaguarin e shkatërruar e të harruar për 20 vite (Foto) - TV-SHENJA

Interesim i madh, për Jaguarin e shkatërruar e të harruar për 20 vite (Foto)

Modeli E-Type që duket sikur të jetë objekt për ta dërguar në deponi metali, mund të shitet në ankand deri në 60 mijë euro.

I prodhuar më 1962, ky Jaguar i përket një koleksioni të ngushtë prej vetëm disa njësive, ndërsa konsiderohet si një nga makinat sportive më të mira të të gjitha kohërave, transmeton Telegrafi.

Në kohën kur është prodhuar, kjo kupe është shitur për më shumë se 100 mijë euro, por pasi është blerë nga dy pronarë, është lënë të ndryshket në kohë.

Për dy dekada, të gjitha pjesët janë mbuluar nga ndryshku, ndërsa motori 3.8-litra është jashtë funksionit. Enterieri që dikur ishte i mbështjell me lëkurë, dru të lëmuar dhe pjesë tjera të punuara me kujdes, tani është grimcuar dhe pluhurosur.

Megjithëse nevojitet punë e gjatë dhe e mundimshme, si dhe shumë investim derisa të kthehet në gjendjen e rregullt, pritet interesim i madh për ta blerë.



Postime të Ngjajshme