` . Interes i shtuar për shkollat profesionale (Video) - TV-SHENJA

Interes i shtuar për shkollat profesionale (Video)

Në mbarë shkollat e mesme të vendit, ka filluar regjistrimi në afat të parë i nxënësve për vitin akademik 2019/2020. Ministria e Arsmit dhe Shkencës këtë vitë ka realizuar fushatë që nxënësit të bëjnë përzgejdhje të shkollave profesionale. Duke u bazuar në këtë,  drejtori i shkollës së mesme profesionale “Maria Kiri Skllodovska”, Blerim Nebiu deklaroi se paralelisht edhe ata si shkollë kanë bërë promovim të drejtimeve profesionale dhe për këtë arsye siç thekson ai interesimi këtë vit është tepër i madh. Por ajo që vlen të theksohet sipas tij, është se interesimi i nxënësve shqiptarë është i lartë si asnjehrë më parë në të gjitha drejtimet pa përjashtim duke thyer praktikën e deritanishme ku koncentrimi më i madh ka qenë në drejtimin e mjeksisë.

Blerim Nebiu, drejtor i shkollës profesionale “Maria Kiri Skllodovska”
“Ministria e Arsimit këtë vit ka bërë një fushatë për semimaturantët që të zgjedhin shkollat profesionale dhe padyshim se ka dhënë rezultatet e duhura. Krahas asaj ne si shkollë e mesme profesionale, kemi bërë aktivitete të shumta, kemi bërë promovim në çdo shkollë fillore për vetëdijësimin e semimaturantëve dhe prindërve për zgjedhjen e drejtimeve deficitare.. është dita e parë dhe numri është tejet i lartë i të interesuarëve. Këtë vit akademika janë të paraparë të regjistrohen 272 nxënës në gjithsej 8 paralele”.

Sipas konkursit të Ministrisë së Arsimit për gjimnaz janë paraparë 10.713 vende të lira, për arsimin e mesëm profesional katërvjeçar janë paraparë 18.356 vende të lira, për arsimin e mesëm profesional trevjeçar 5490, ndërsa për arsimin e mesërm profesional dyvjeçar ka 408 vende të lira.

Disa nxënës që kishin përzgjedhur për tu regjistruar në gjimnazin “Zef Lush Marku”, thonë se e kanë bërë këtë përzgjedhje sepse u pëlqen ky drejtim dhe që do të jetë më lehtë për përzgjedhjen e drejtimit në studime universitare.

Lisa Alili, nxënëse
“Kam zgjedhur këtë shkollë përshkak se është më lehtë për tu orientuar për më vonë në fakultet, pasi që ende nuk e di se çfar do të vazhdoj, pra për këtë arsye”.

Amire Jusufi, nxënëse
“Këtë shkollë e kam përzgjedh sepse ka drejtime me të mira dhe përshkak se shpresoj që në të ardhmen ta vazhdoj edhe fakultetin, pra për këtë arsye e zgjodha këtë shkollë”.

Hamza Asani, nxënës
“Kam zgjedhur këtë shkollë sepse mendoj se është shkollë e mirë dhe për këtë arsye erdha këtu…dhe për arsye se kam shumë shokë dhe shoqe që mësojnë këtu”.

Drejtori Faruk Zeqiri shprehet se për ditën e parë ka interesim tejet të madh, kurse nxënësit më së shumti kanë bërë përzgjedhjen e drejtimit “Shoqëroro – humanitar A”.

Faruk Zeqiri, drejtor i shkollës “Zef Lush Marku”
“Për shkollën e mesme ‘Zef Lush Marku’ janë paraparë gjithsej 16 paralele apo 544 nxënës. Interesimi është jashtëzakonisht i madh deri në këto orë…dhe si kusht për regjistrim është që nxënësit të kenë 60 pikë…Për këtë ditë, krahasuar me vitetet e kaluara është numri më i madh”.

Lista me rezultatet dhe vendet e lira nga paraqitja e parë do të publikohen më 19 qershor. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të bëhet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa e treta më 1 korrik. Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës siguron 35.690 vende të lira për nxënësit, prej të cilëve 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe. Emine Ismaili /SHENJA/