` . Inter rikthehet i “çmendur” në Champions – TV-SHENJA

Inter rikthehet i “çmendur” në Champions

Inter është rikthyer “Pazza” në Champions League teksa ka mposhtur Tottenham me rezultatin 2-1 falë golave të Icardi-t dhe Vecino në fund të takimit. Ishte një ndeshje e karakterizuar nga shumë gabime të vendasve por që në fund ishte atmosfera elektrizuese e San Siro-s dhe perla e Icardi-t që kanë mundësuar këtë rezultat të madh.

Ndeshja nisi me një ritëm të kënaqshëm në një San Siro të mbushur plotë teksa ishin vendasit ata që kishin lojën në kontroll ndërsa Tottenham mendon të mbrohet dhe të kundërsulmojë.

 Megjithëse Inter ka topin në zotërim për shumicën e kohës, nuk arrin të prodhojë mundësi goli pasi lojtarët e Spalletti-t bëjnë shumë gabime në pasime dhe shpeshherë pozicionohen gabim. Icardi lihet në hije nga Vertonghen dhe Sanchez, Nainggolan akoma nuk është përshtatur dhe rreziku Zikaltër zakonisht vjen nga Perisic dhe Politano.

Mundësia e vetme që ia vlen të përmendet është ajo e Harry Kane pas një pasimi të artë të Eriksen, por sulmuesi anglez pasi e merr mirë topin nuk arrin të driblojë Handanovic. Pas pushimit ndeshja nuk ndryshon, por miqtë arrijnë të gjejnë golin e avantazhit falë Eriksen me pak fat.