` . “Institucionet të ndëshkojnë gjuhën e urrejtjes” (Video) – TV-SHENJA

“Institucionet të ndëshkojnë gjuhën e urrejtjes” (Video)

Patriotizmi dhe nacionalizmi në shikim të parë nuk kanë dallim të madh mes veti, por patriotizmi ndaj vendit tënd mund ta mbrojë nacionalizmin. Këto janë vetëm disa nga konstatimet që u shprehën në diskutimin e organizuar nga Civil media grup dhe Civicas mobilitas me temë “Patriotizëm po, nacionalizëm, jo”. Gjatë prezantimit të aktiviteteve në këtë temë, Xhabir Deralla nga Civil tha se gjatë anketave me qytetarët kanë vërejtur se ata shumë e mirë e dinë dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizmit. Ai me një shembull konkret ilustroi se në çfarë mënyre institucionet kompetente i kanë trajtuar këto çështje.

XHABIR DERALLA, CIVIL
Mësuam se mbi 100 raste të gjuhës së urretjes, së veprave tjera të lidhura me nacionalizmin, me thirrjet për dhunë, me radikalizmin dhe ekstremizmin janë paraqitur në Prokurorinë
Themelore Publike. Në këtë hapësirë mendoj se nuk ka asnjë të pranishëm që do të ngrej dorën dhe do të thotë se ka ndonjë rast konkret që e ka ngritur Prokuroria dhe ka përfunduar disi dhe do të thotë po prokuroria themelore publike ka vepruar sipas paraqitjes së MPB-së”.

Ndërsa, Aleksandar Kërzhalloski nga Civica Mobilitas nënvizoi se fatkeqësi për vendin është që marrëveshjen me Greqinë e arritën pa një marrëveshje paraprake të partive në vend. Ai nënvizoi se kjo flet se shoqëria humbi gjithë këto vite pa folur për patriotizmin dhe atë që ishte aktuale në Qeverinë e kaluar, ndarja partiotë dhe tradhëtarë.

ALEKSANDAR KRZHALLOSKI, CIVICA MOBILITAS
“Ndarja e brendshme është më e madhe sesa që kemi dallime me Greqinë. Përsëri shfaqet ajo dilemë e njëjtë patriotizëm ose nacionaliozëm. Sipas mua edhe njëra edhe tjetra zgjidhje nuk është shumë e mirë sepse nga njëra anë, nuk do thotë çfarë humbim dhe çfarë fitojmë, por jam i sigurtë se nëse kishim marrëveshje paraprakisht mes partive, do të kishim mundësi të fitojmë marrëveshje më të mirë. Tani jam i sigurtë se nga ky më të mirë nuk do të mund të fitojmë sepse tani janë ata pozita të publikuara. Nga ana tjetër them se mirë që kemi marrëveshje sepse e dimë për çfarë flasim”.

Kërzhalloski tha se nga dy anketa të bëra me qytetarët, opsioni PËR ka mbështetje stabile me rreth 41 për qind, që nuk është e mjatueshme për cenzusin e Referendumit. Ndërsa në anketën e fundit kanë konstatuar se 58 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të dalin të votojnë. Mefail Ismaili /SHENJA/