` . Institucionet kanë shpenzuar 33 milionë euro për dy mijë makina (Video) – TV-SHENJA

Institucionet kanë shpenzuar 33 milionë euro për dy mijë makina (Video)

Qendra për Komunikim Qytetar ka publikuar një hulumtim për numrin dhe koston e makinave zyrtare të ministrive dhe komunave të Maqedonisë. Së bashku, edhe ministritë edhe komunat, vozisin 2645 makina. Vetëm 2 mijë e 8 makina kushtojnë 33 milion euro, ndërsa për 637 makina nuk ka të dhëna se ka janë blerë.

Ministritë posedojnë gjithsej 2215 makina me vlerë mbi 27 milionë euro, ndërsa komunat kanë 430 makina që kushtojnë 5,7 milionë euro.

Më së shumti makina nga të gjithë posedon Ministria e Punëve të Brendshme. Në garazhet e saj ka 1 559 makina, që është 70 përqindëshi i makinave të ministrive.

E dyta me radhë për nga numri i makinave është Ministria e Mbrojtjes, e cila posedon 142 makina, ndërsa pas saj vjen ministria e Bujqësisë që ka 108 makina.

Ndërsa, tek komunat, kryeson Qyteti i Shkupit i cili posedon 36 makina. Komuna e Karposhit ka 16 makina, ndërsa ajo e Kërçovës 14.

Sa i përket markave që voziten, kryeson marka Shkoda, Folksvagen dhe Ford. Megjithatë, makinat më të shtrenjta që i kanë blerë ministritë janë të markës Mercedes. Për një makinë Mercedes, Ministria e Brendshme ka paguar afro 580 mijë euro. Mercedesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kushton 81 mijë e 300 euro. Makina e Ministrisë së Financave është 76 768 euro. Komuna Sveti Nikole poashtu ka një mercedes zyrtar që kushton 77 839 euro, ndërsa Kavadarit i ka kushtuar Mercedesi zyrtar 70 mijë euro.

Çmimi mesatar i makinave të Qeverisë është 16 mijë e 700 euro, ndërsa 15 mijë është mesatarja e komunave.

Është bërë edhe analizë se sa është numri i makinave në raport për kokë të punësuari. Haraçina ka 1 makinë për dy persona, ndërsa Dibra një makinë e ka për 61 të punësuar.

Këto të dhëna janë marrë nga 97 institucioneve, me kërkesë për qasje deri tek informatat me karrakter publik. Por, Qendra shpreh shqetësimin se prej 2645 makinave që janë në regjistra të institucioneve dhe komunave, për 637, ose për secilën makinë të kartërt, nuk ka të dhëna për koston.

Komuna e Tetovës dhe Sarajit nuk kanë dhënë informata se sa ju kanë kushtuar makinat zyrtare. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/