` . Inspektoriati heton një sërë shkeljesh të ligjit në rastin e 13-vjeçares (Video) – TV-SHENJA

Inspektoriati heton një sërë shkeljesh të ligjit në rastin e 13-vjeçares (Video)

Inspektoriati Social ka vërtetuar një sërë shkeljesh të ligjit nga Qendra për Punë Sociale, në rastin e 13-vjeçares R.I nga strehimorja “25 maj”, e cila ditë më parë abortoi fëmijën e saj pas abuzimit seksual, pas çka Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është duke përgatitur padi penale për personat përgjegjës.

Ata informuan se dje është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në shtëpinë për fëmijë dhe paralajmëruan se të gjitha njohuritë dhe dëshmitë për këtë rast do të dorëzohen te Prokuroria Themelore Publike.

Gjetjet nga inspektimi për kujdestarinë e  R.I. se në periudhën derisa ka ndenjur në shtëpinë për përkujdesje dhe në procedurën për kujdestarët e vajzës së re është konstatuar se ato disa herë janë ndërruar dhe për këtë shkak kanë munguar elementet kyçe nga funksioni i kujdestarisë.

Gjatë emërimit të ndonjë kujdestari, Qendra nuk ka gjetur punëtor profesional si dhe mendim të ekipit profesional dhe listë për ndjekjen e punës me shfrytëzuesin. Dhe më e rëndësishmja, nga raporti i kujdestarisë i cili e ka kryer detyrën strategjike, nuk mund të shihet kujdesi i tij për personin e vendosur nën kujdestari, veçanërisht për shëndetin, mirëmbajtjen, arsimimin, edukimin, si dhe për gjithçka tjetër që është me rëndësi për personin që është vendosur nën kujdestari.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale

“Pas informatës së marrë nga R.I. në tetor të vitit 2016 se gjatë verës ka pasur marrëdhënie seksuale me person të caktuar, kujdestari i caktuar nuk ka filluar procedurë për konfirmimin e fakteve e as që e ka denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme”

Inspektimi gjithashtu ka konfirmuar se “Qendra disa herë ka dhënë pajtueshmëri për qëndrim të R.I te prindërit e saj edhe përkundër asaj që u është marrë e drejta prindërore ndaj tre fëmijëve, për shkak konstatimit të keqtrajtimit të detyrave prindërore”.

Pas ndërrimit të koordinatorit të lëndës në korrik të vitit 2017, është konfirmuar se ai i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, që te MPB dorëzohen rregullisht padi, ndërsa kur janë paraqitur të dhëna se është e mundur që ajo të jetë viktimë e tregtisë me njerëz, ajo përkohësisht është zhvendosur në Qendrën e strehimit dhe me të kanë biseduar inspektorë nga Reparti i Krimit të Organizuar dhe viktimë të tregtisë me njerëz. Ministria ka konstatuar se edhe përkundër këtyre intervenimeve nuk kishte reagim nga Prokuroria Themelore Publike.

Lidhur me këtë dhe rastet e dy minoreneve tjera në strehimoren “25 maj” kanë reaguar nga VMRO-ja opozitare, nga ku kërkojnë dorëheqjen e Ministres për punë dhe politikë Sociale, Milla Carovska. Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare nga strehimorja “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para disa ditëve. Ajnur Bafqari /SHENJA/