` . Iniesta e do Coutinhon te Barca në janar – TV-SHENJA

Iniesta e do Coutinhon te Barca në janar

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka kërkuar nga klubi që gjatë janarit të transferojë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Gjatë verës gjigantit spanjoll iu refuzuan tri oferta për brazilianin, por ata pritet të rikthehen në garë për të me t’u hapur afati kalimtar i janarit dhe Iniesta beson se 25-vjeçari së bashku me Yerri Minan do të ishin përforcime të duhura për ekipin e Ernesto Valverdes.

“Mendoj se do të ishin përforcime të duhura të skuadrës”, ka thënë Iniesta.

“Nëse klubi dëshiron të përforcohet, lojtarët duhet të jenë të përgatitur për të përballur presioni e një klubi si ky dhe do të ishin transferime të mëdha. Por asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, prandaj është e vështirë”, ka shtuar ai.