` . Infantino: Lojtarët e Super Ligës nuk do të marrin pjesë në garat tjera – TV-SHENJA

Infantino: Lojtarët e Super Ligës nuk do të marrin pjesë në garat tjera

President i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka thënë se të gjithë lojtarët të cilët eventualisht do të luajnë në Super Ligë, nuk do të lejohen të luajnë në të gjitha garat ndërkombëtare, përfshirë Kupën e Botës, njoftojnë mediat britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas disa mediave gjermane, disa klube të pasura evropiane kanë mbajtur disa takime të fshehta gjatë të cilave është rënë dakord për të formuar një kompetecion të tyre – Superliga – që nga viti 2021. I njëjti burim ka thënë se klubet janë të gatshme për t’u larguar nga ligat kombëtare apo federatat e tyre.

“Detyra e FIFA-s është të mbrojë futbollin. Plani ynë për zgjerimin e Kupës Botërore të Klubeve është përgjigje ndaj çdo përpjekjeje që dikush të ndahet nga ligat kombëtare, sepse do të mundësonte të ardhura shumë më të larta për klubet dhe shumë më tepër të ardhura për Fondin e Solidaritetit”, ka thënë Infantino.

“Për shumë vite kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve të ngjashme për të dalë nga sistemi dhe kthim në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Ose jeni brenda ose jashtë. Në qoftë se kemi lojtarë që nuk luajnë futboll të organizuar, atëherë kjo vlen për të gjithë, për ligat kombëtare, garat kontinentale, Kupën e Botës. E jona është të mbrojmë futbollin dhe të gjejmë zgjidhje që do të jetë në dobi të klubeve dhe komunitetit ndërkombëtar të futbollit”, thekson kreu i FIFA-s.