` . Indi, i vidhet çmimi Nobel mbrojtësit të të drejtave të fëmijëve - TV-SHENJA

Indi, i vidhet çmimi Nobel mbrojtësit të të drejtave të fëmijëve

Bëhet e ditur se mbrojtësit indian të të drejtave të fëmijëve Kailash Satyarthi i është vjedhur çmimi Nobel për paqe me të cilin ishte shpërblyer në vitin 2014, raporton AA.

I biri i Satyarthi, Buhvan Ribhu përmes një deklarate ka thënë se mbrëmë në shtëpinë e prindërve të tij të cilët ndodhen në udhëtim në Panama kanë hyrë hajdutë të cilët kanë vjedhur certifikatën e Nobelit dhe një kopje të praruar të medaljes.

Ribhu rikujtoi se babai i tij medaljen e fituar të Nobelit ia kishte dhuruar presidentit të Indisë Shri Pranab Mukherjee për ta ekspozuar në muze, duke shtuar se ai kishte bërë dy mostra të praruara të medaljes dhe njëra prej këtyre është vjedhur.

Ndërkaq, nëpunësi policor Ramil Banya është shprehur se janë duke i analizuar xhirimet e kamerave përreth dhe se është duke u kërkuar një pjesëtar i sigurisë së lagjes i cili është përzier është zhdukur.

Ndryshe, mbrojtësi i të drejtave të fëmijëve, 63-vjeçari Satyarthi, në vitin 2014 kishte ndarë çmimin Nobel për paqe me mbrojtësen pakistaneze të të drejtave të njeriut Malala Yusufzay.

Postime të Ngjajshme