` . Incident i armatosur në Butel, nuk ka të lënduar - TV-SHENJA

Incident i armatosur në Butel, nuk ka të lënduar

Në stacionin policor sot në orën 17:47, O.I. ka denoncuar se në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, te pjesa e re pas mbikalimit nga ana e djathtë, prej dy automjeteve në drejtim të tij është shtënë me armë automatike, me ç’rast nuk ka të lënduar.

Nga MPB-ja informojnë se O.I. ka thënë se ka njohur disa prej sulmuesve.

Ndryshe, të shtënat kanë ardhur nga “Folksvagen Fajton” dhe “Audi 4”, nga ana e disa personave.

MPB-ja punon në ndriçimin e rastit.