` . Imeri, kampion bote me Gjermaninë në karate (FOTO) - TV-SHENJA

Imeri, kampion bote me Gjermaninë në karate (FOTO)

Trajneri me preardhje nga Mitrovica e Kosovës, Enis Imeri është shpallur Kampion Bote me përfaqësuesen e Gjermanisë. Tekniku Imeri në Botërorin e karates që u zhvillua në Rumani, mori pjesë me 5 karateistë, ndërsa medaljen e artë e arritën pasi mundën në finale ekipin e Serbisë.

Kujtojmë që Imeri nën udhëheqjen e Gjermanisë u emërua para disa muajve, ndërsa me këtë arritje vazhdon rrugën e sukseseve që e karakterizonte gjatë karrierës si karatesit aktiv. Imeri numëron mbi 10-të tituj kampion të Gjermanisë, 7 tituj në Kampionatin Internacional dhe titullin e Kupës së Botës që e fitoi në Edinburg të Skocisë vitin 2010-të.

Mitrovicasi gjithashtu përveç punës që bën në përfaqësuesen e gjermane, ai posedon edhe 3 shkolla të karatesë në Gjermani, të cilat shihen si fidanishte për rritjen e kampionëve të rinjë në këtë sport.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme