` . Imami hero mbrojti sulmuesin nga turma e zemëruar në Londër – TV SHENJA

Imami hero mbrojti sulmuesin nga turma e zemëruar në Londër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Londra është tronditur nga një sulm terrorist, ku sipas roportimeve ka mbëtur i vrarë nje person dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një xhami në “Finsbury Park”, në veri të Londrës.

Autori është kapur si fillim nga një grup të rinjësh të cilët po dilnin nga xhamia. Ata pasi e kanë kapur sulmuesin, kanë dashur ta dhunojnë atë për shkak dhe të provokimeve që ky i fundit u bënte.

Ata e kanë shtrirë në tokë agresorin, por ka qenë imami i cili dhe udhëhiqte grupin e djemve që e ka mbrojtur.

Imami  hero Mohammed Mahmoud, u kërkoi të pranishmëve të zemëruar që të mos e lëndonin, 48-vjecari ndërsa doli nga furgoni i bardhë që po drejtonte.

Ai ka ndalur turmëm dhe ka mbrojtur vrasësin e dyshuar, derisa policia arriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.

I dyshuari, 48 vjeç, bërtiti “unë dua të vras ​​të gjithë muslimanët – unë e bëra atë” përpara se t’i drejtohej  turmës duke u thënë: “më vrit, më vrit”.

Por imami i xhamisë dhe disa të tjerë janë akuzuar se e kanë ndaluar dhe u kanë thënë dëshmitarëve të zemeriuar që të mos e prekin atë./tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme