` . Ilir Latifi lëndohet, tërhiqet nga përballja me Oezdemir në UFC Night Fight - TV-SHENJA

Ilir Latifi lëndohet, tërhiqet nga përballja me Oezdemir në UFC Night Fight

Ylli shqiptar i arteve të përziera marciale, Ilir Latifi është pritur që të ndeshet në divizionin e lehtë të peshave të rënda.

Në kuadër të ‘UFC Fight Night Stockholm’, Latifi ishte paraparë të ndeshet me turko-zviceranin Volkan Oezdemir.

Dueli ishte paraparë të zhvillohet sot (e shtunë), por që nuk do të mbahet shkaku i lëndimit të Latifit.

Latifi është detyruar të heqë dorë nga përballja me Oezdemir pasi ka pësuar një lëndim në shpinë.

Ka qenë UFC që ka konfirmuar se përballja mes Latifit dhe Oezdemir është anuluar.

“Për shkak të një lëndimi të shpinës, Ilir Latifi është detyruar të heqë dorë nga lufta e tij e së shtunës ndaj Volkan Oezdemirit. Përballja nuk do të zëvendësohet dhe ngjarja në Stockholm do të ketë gjithsej 12 përballje”.

“Në ngjarjen në Stockholm, lufta kryesore është ajo ndërmjet Alexander Gustafssonit dhe Anthony Smithit”, thuhet në njoftimin e UFC-së.