` . IHPQM dhe QDZH: BE dhe SHBA të vlerësojnë nëse ka kushte apo jo për zgjedhje - TV-SHENJA

IHPQM dhe QDZH: BE dhe SHBA të vlerësojnë nëse ka kushte apo jo për zgjedhje

Nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë dhe Qendra për Demokraci dhe Zhvillim kanë kërkuar nga përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së të dalin me vlerësime të përbashkët nëse ka kushte për të pasur zgjedhje të besueshme dhe demokratike.

“Duke marrë parasysh rrethanat dhe krizën politike në vend nevoja për zgjedhje demokratike, kredibile dhe të pranueshme për të gjithë janë më se të nevojshme për Republikën e Maqedonisë. Republikës së Maqedonisë në vitet në vijim i duhet qeveri legjitime e pranueshme nga të gjithë për kthim në rrugën e integrimit Evropian dhe Aleancën Euro Atlantike (NATO). Maqedonia, po kalon krizën politike më të madhe që nga pavarësia e saj, faktori ndërkombëtarë, SHBA dhe Bashkimi Evropian gjithmonë keni qen përkrahës edhe në momentet më të vështira për vendin tonë. Ne nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mire dhe Qendra për Demokraci dhe Zhvillim vlerësojmë se realizimi i zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjithë partive politike do thellëson krizën politike dhe do ta largoj vendin nga agjenda Euro Atlantike. Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, kërkojmë nga përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së në Republikën e Maqedonisë të dalin me vlerësim të përbashkët rreth gatishmërisë për të realizuar zgjedhje fer dhe demokratike, të pranueshme nga të gjithë, vlerësim i cili do të jetë më se I rëndësishëm për institucionet, aktorët politike dhe qytetarët e këtij vendi”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Zhvillim dhe Demokraci dhe Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë.

Postime të Ngjajshme