` . IEA: Furnizimi me naftë ka shënuar ulje në janar – TV-SHENJA

IEA: Furnizimi me naftë ka shënuar ulje në janar

Në janar të këtij viti furnizimi me naftë në nivel global ka shënuar ulje, duke kapur shifrat prej 97.7 milionë fuçi në ditë (mf/d), megjithatë kjo shifër është me e lartë për 1.5 mf/d, krahasuar me periudhën e njëjtë e vitit të kaluar, flasin të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të publikuara në raportin e së martës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Prodhimi i naftës së papërpunuar nga shtetet e OPEC-ut qëndroi i pandryshuar me nivelin e muajit paraprak, më saktësisht 32.16 mf/d, ndërkohë që shtimi i prodhimit nga ana e Nigerisë kompensoi nivelin e përgjithshëm të prodhimit”, thuhet në raport.

Agjencia thotë se në janar prodhimi i nafës së papërpunuar nga shtetet jo anëtare të OPEC-ut, ka rënë për 175 mijë fuçi në ditë, më saktësisht në 58.6 mf/d, megjithatë i njëjti ishte për 1.3 mf/d më i lartë nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Prodhimi amerikan i naftës së papërpunuar që këtë vit është për 1.3 mf/d më i lartë nga viti i kaluar, do të bëjë që SHBA-të së shpejti të tejkalojnë Arabinë Saudite ndërsa deri në fund të vitit të arrijnë edhe nivelin e Rusisë”, thekson IEA.

Në mënyrë shtesë, IEA ka korrigjuar edhe parashikimin për rritjen e kërkesës globale për naftë në vitin 2018, e cila sipas agjencisë do të jetë 1.4 mf/d, kryesisht nga shkaku i parashikimit optimist të cilin Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e dha për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).