` . Idomeni, shiu po ua vështirëson edhe më tepër jetën refugjatëve - TV-SHENJA

Idomeni, shiu po ua vështirëson edhe më tepër jetën refugjatëve

Në kampin për pritje të refugjatëve në Idomeni ku janë të vendosur mbi 10 mijë refugjatë, prej të cilëve 40 përqind janë fëmijë, përpos vuajtjeve për ushqim, trajtim mjekësor apo higjienë, që nga mbrëmja e djeshme ballafaqohen edhe me reshjet e shiut, të cilat shkatërruan shumicën e tendave të vogla të tyre.

Për shkak të reshjeve, refugjatët qëndrojnë në baltë, në papastërti dhe në tenda të mbushura me ujë, mirëpo pavarësisht kushteve të vështira refuzojnë të largohen nga Idomeni, me shpesë se një ditë do të hapen kufijtë.

Adem-i nga Siria, tenda e të cilit ishte e mbushur me ujë, tha se famija e tij për arsye të shiut nuk ka mundur të flejë tërë natën. Ai theksoi se rrobat dhe shtretërit u janë lagur dhe fëmijët e tij janë të ftohur.

“Edhe ne duam një jetë si gjithë të tjerët. Të gjithë përmendin Evropën për humanizëm, por ku është kjo Evropë dhe humanizmi i saj”, u shpreh ai.

Ahmad-i nga Afganistani i cili tashmë ka dy muaj që ndodhet në Idomeni, theksoi se gjendja e tyre nga dita në ditë po vështirësohet. “Në të gjitha anët jemi të rrethuar me ujë dhe baltë. Poashtu na janë lagur drunjtë dhe nuk mund të ngrohemi apo përgatitim ushqim. Çdo ditë të re ballafqohemi me një problem të ri”, u shpreh ai.

Organizatat humanitare të cilat veprojnë në terren thonë se nuk mund t’u sigurojnë të gjitha nevojat për shkak të numrit të mbingarkuar në kamp, ndërsa theksojnë se për shkak të kushteve të këqija të motit ditëve në vijim situata mund të bëhet edhe më e rëndë.

Nga ana tjetër, autoritetet greke deklarojnë se e vetmja mënyrë për përmirësimin e gjendjes në Idomeni, është që refugjatët të shpërndahen në kampet tjera.

Postime të Ngjajshme