` . Icardi zgjedhë golat më të bukur, thumbon Milanin dhe Juventusin – TV-SHENJA

Icardi zgjedhë golat më të bukur, thumbon Milanin dhe Juventusin

“Ishte një e djelë perfekte, sepse erdhi edhe goli i im i 100-të me Inter dhe sepse kemi laujtur si një skuadër e madhe. Si sulmues duhet të jem në vendin e duhur në momentin e duhur, për të shënuar golat për skuadrën”.

Portagonist në Inter Store Milano, ku është takuar me tifozët, duke bërë foto dhe firmosur autografë mbi fanellën speciale festive të 110 vjetorit të klubit, Mauro Icardi rikthehet të flasë për ndeshjen në “Marassi”, në kanalin tematik të klubit zikaltër.

“Golat janë të gjithë të bukur, të shënosh është një sodisfaksion. Golat ndaj Juventus dhe tripleta në derbi janë golat që mbeten më të veçantët. Perisic dhe Candreva janë shokët që më kanë dhënë më shumë asiste në këto vitet e fundit, por janë të shumtë shokët që më kanë ndihmuar që kur kam ardhur këtu dhe i falenderoj të gjithë”, deklaroi bomberi dhe kapiteni i Inter, Mauro Icardi. /Telesport