` . Icardi qëndron te Interi nëse klubi i “mbushë xhepat” – TV-SHENJA

Icardi qëndron te Interi nëse klubi i “mbushë xhepat”

Mediat italiane raportojnë se Mauro Icardi mund të largohet nga Interi për të kaluar te Real Madridi në fund të sezonit nëse italianët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, reprezentuesi argjentinas po humbet durimin me klubin e tij, pasi çdo verë ka premtime të mëdha. Megjithëse Icardi ka shënuar 99 gola të mrekullueshëm në 176 ndeshje në Serie A, por ai nuk ka shënuar asnjëherë në Ligën e Kampionëve. Ndërsa, ai mbush 25 vjet muajin e ardhshëm, Maurito nuk është i gatshëm ta shtyj edhe shumë kohë debutimin në garën më të madhe për ekipe, shkruan Telegrafi.

Icardi është njëri nga sulmuesit më të fortë në botë në qarkullim (Getty Images)

La Gazzetta dello Sport sugjeron që Real Madridi është duke e mbajtur në kontroll situatën dhe janë plotësisht të përgatitur për të paguar klauzolën e lirimit prej 110 milionë eurosh në qershor për të marrë sulmuesin e tyre të ri.

“Championsi blindon Icardin”