` . Icardi dëshiron transferimin vetëm te Juventusi - TV-SHENJA

Icardi dëshiron transferimin vetëm te Juventusi

Roma dhe Monaco janë duke insistuar në transferimin e sulmuesit Mauro Icardi, por raportohet se argjentinasi dëshiron vetëm kalimin te Juventusi.

Mediat në Itali gjatë gjithë ditës së djeshme raportuan se Roma vazhdimisht ka bërë ‘presion’ tek Interi për transferimin e Icardit, shkruan Zëri.info.

“Giallorossët” kanë qenë në ndjekje të Gonzalo Higuain, por sulmuesi i Juventusit nuk dëshiron të largohet nga “Allianz Stadium”.

Kështu, klubi kryeqytetas synon ta transferojë Icardin duke ofruar Edin Dzekon plus para.

Interi do ta pranonte një ofertë prej 55 deri në 60 milionë euro për ish-kapitenin e skuadrës, por situate duket e komplikuar.
Krejt kjo për shkak se Icardi dëshiron vetëm transferimin te Juventusi.