` . Ibraimi viziton bashkëlojtarët: Do të kthehem edhe më i fortë – TV SHENJA

Ibraimi viziton bashkëlojtarët: Do të kthehem edhe më i fortë

Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë tanimë dy ditë është duke zhvilluar përgatitjet për startin e ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2018 që do të zhvillohet në Rusi. Përfaqësuesja e Maqedonisë sot kishte seancë e dytë stërvitore, ndërsa i pranishëm ishte edhe reprezentuesi i lënduar Agim Ibraimi, i cili erdhi për t’i vizituar bashkëlojtarët e tij, shkruan SHENJA.

Tetovari lëndoi kyqin e këmbës së djathtë në kampionatin elitar të Kazakistanit në takimin kundër Ordabasit, ndërsa edhe pse është paraqitur në grumbullimin e parë të seleksionuesit Angellovski, ai është konfirmuar se nuk do të mund të luaj në takimin e parë me Shqipërinë të hënën në Shkodër. Ibraimi ekskluzivisht për mikrofonin e televizionit SHENJA, foli më detalisht për lëndimin e tij dhe për dëshirën që të rikthehet në fushë.

“Nuk është lëndimi i lehtë, duhet pauzë afër 4-5 javëve. Kështu që shpresojë se do të kthehem më i fortë se kjo edhe pse nuk merakosëm shumë për këtë lëndim, ku çdo futbollist dëshiron të rikthehet shpejt, por un nuk mendoj që të rikthehem sa më shpejt, më mirë është që ta shëroj këmbën sa më mirë dhe të kthehem në fushë sa më i përgaditur”, theksoi Ibraimi.

Ibraimi në vijim foli se si ndjehet që është jasht fushave kur luan ekipi i tij i Astanës po ashtu edhe Maqedonia.

“Normalisht si çdo lojë kisha shumë dhimbje, po ashtu edhe në lojën kundër Bate Borisovit në Kupën e Uefas. Ne e kemi karrierën 10-12 vjeçare dhe secilën lojë dëshirojmë që ta luajmë, ndërsa tash normalisht që ndjej keqardhje që për momentin nuk luaj”, tha futbollisti Agim Ibraimi.

Ndërkohë Ibraimi për së pari herë pas transferimit në Astana, foli për akomodimin dhe jetën në Kazakistan.

“Nuk është jetë e Evropës, mund të them se është një jetë si në Turqi kur kam qenë. Nuk ka shumë presion nga tifozët apo nga kryesia e klubit. Si të arrihet sukses është sukses për të gjithë edhe për futbollistët vet edhe për klubin, mirëpo edhe në rast mos arritjeve nuk ka ndonjë presion . Është mjaft mirë, është qetë nuk ka presione si në skuadra tjera evropiane apo edhe sikur në Maqedoni dhe Ballkan”, tha gjithashtu Ibraimi.

Ndryshe, përfaqësuesja e Maqedonisë përballen me kombëtaren shqiptare më 5 shtator, ndeshje në të cilën do të mungojë Ibraimi.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme