` . Ibrahimoviq: Qëndrimi në United mund të jetë më i gjatë se tre sezone - TV-SHENJA

Ibrahimoviq: Qëndrimi në United mund të jetë më i gjatë se tre sezone

Zllatan Ibrahimoviq theksoi se aq shumë i pëlqen jeta nga ardhja në Manchester United, saqë mund ta vazhdojë qëndrimin në “Old Traford”, raporton AA.

Ibrahimoviq këtë verë kaloi tek Manchester United me të cilët nënshkroi marrëveshje një vjeçare, me mundësi vazhdimi për edhe 12 muaj.

Ai nuk hedh poshtë mundësinë që qëndrimi i tij në Manchester mund të zgjasë edhe më gjatë se dy vite.

“Do të shohim çfarë do të bëhet. Asnjëherë nuk dihet. Mund të qëndroj këtu më shumë se dy vite, ndoshta edhe më shumë se tre sezone. Megjithatë, kjo do të varet nga ajo se sa gjatë do të mund të ushtroj punën time në mënyrën e duhur. Nuk do të jem diku vetëm pse jam Ibrahimoviç. Do të jem aty ku mund të luaj dhe të japë rezultate”, tha Ibrahimoviq për mediat britanike.

Ai ka shtuar më tej: “Ishte koha për të ardhur në Angli. E kush nuk do të vinte në Manchester United? Nuk besoj se ekziston dikush që mund t’i thotë jo një klubi sikur që është United. Jam i bindur se shumica e lojtarëve që luajnë në Angli dëshirojnë të vijnë këtu. Jam shumë i lumtur këtu dhe që do të luaj për Manchester united. Madje edhe mua më tingëllon super”.

Postime të Ngjajshme