` . I verbëri që krijon aplikacione për smartfona (Video) – TV-SHENJA

I verbëri që krijon aplikacione për smartfona (Video)

Përdorimi i telefonave të mençur, tashmë është përditshmëri e shumë njerëzve në Kosovë, por për Hashim Llumnicën, 34 vjeçar nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës, i cili është i verbër, mundësia e përdorimit të këtyre telefonave është mjaft specifike.

Fëmijëria e Llumnicës ishte e ngjashme me atë të moshatarëve të tij, deri në moshën 18 vjeçe, kur ai kishte humbur aftësinë për të parë.

Siç thotë ai, përdorimi i telefonave të thjeshtë mobil nga personat e verbër, nuk ishte i vështirë. Por, telefonat e mençur, të cilët funksionojnë përmes ekranit me prekje (touch screen), sipas tij, kishin krijuar fillimisht mjaft vështirësi për t’u përdorur nga personat e verbër. Kjo e kishte shtyrë atë që t’i qaset kësaj fushe, për ta lehtësuar përdorimin e këtyre telefonave nga ta.