` . I riu nga Shqipëria humb jetën në Tetovë - TV SHENJA

I riu nga Shqipëria humb jetën në Tetovë

Gjatë ditës së djeshme në Tetovë nga goditja e rrymës elektrike ka humbur jetën 20-vjeçari nga Shqipëria. Fatkeqësia ka ndodhur ne rrugën “Drenovec” në shtëpinë, ku L.A ka banuar edhe me dy shok të tjerë edhe ato nga Shqipëria.

Djaloshi ka hyrë në banjo ndërsa pas një kohe i rrëzuar në tokë e gjen shoku i vet i cili menjëherë ka kërkuar ndihmë. Vdekjen e djaloshit e ka konstatuar  mjeku i ndihmës së shpejt. Hetimin në vend ngjarje e ka kryer ekipet policore dhe prokurori publik.

Trupi i të riut është dërguar për obduksion.

Postime të Ngjajshme