` . I përkeqësohet gjendja shëndetësore kryeministrit britanik - TV-SHENJA

I përkeqësohet gjendja shëndetësore kryeministrit britanik

Kryeministri britanik Boris Johnson pas shtrimit në spital, ka përfunduar në terapi intensive. Lajmi bëhet i ditur nga gjigandi BBC. Mësohet se Johnson i ka kerkuar sekretarit të tij të Jashtem Dominic Raab për ta përfaqesuar në detyrën e tij.

Ndonëse ai deklaroi se ishte mirë dhe se kishte nevojë vetëm për oksigjen, siç duket gjendja është përkeqësuar.

Ai ka qëndruar për dhjetë ditë me simptoma në shtëpi dhe vetëm dje është shtuar në stital. Mediat britanike raportuan më herët se kryeministri ndodhej në gjendje të mirë dhe kishet kaluar një natë të qetë. Zëdhënësi i tij u shpreh më herët se Johnson është mire dhe është në “humor” dhe është duke drejtuar qeverinë nga spitali.

Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë.