` . “I penduari i FIFA-s” Chuck Blazer ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare - TV SHENJA

“I penduari i FIFA-s” Chuck Blazer ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare

Zyrtari i lartë shumëvjeçar i FIFA-s, i njohur edhe si “I penduari i FIFA-s”, Chuck Blazer, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacionin mbi vdekjen e Blazerit e konfirmoi edhe avokati i tij, Eric Corngold dhe Maryy Mulligan. Ish-anëtari i këshillit ekzekutiv të FIFA-s ndërroi jetë në spitalin në Nju Xhersi, ndërsa vuante nga diabeti dhe kanceri në zorrën e trashë.

Blazer ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të FIFA-s në periudhën mes viteve 1997 dhe 2013. Nga viti 2011 dorëzoi informacione dhe dokumente sekrete zyrtarëve amerikanë, ku më pas vijuan arrestime të zyrtarëve të lartë brenda shtëpisë së futbollit.

Blazer zbuloi informacion rreth pranimit të ryshfetit lidhur me organizimin e Kupës së Botës të vitit 1998 në Francë dhe në vitin 2010 në Republikën e Afrikës së Jugut.

Cuck Blazer edhe vetë pranoi se ka marrë ryshfet, për shkak të cilës përjetësisht u pezullua nga futbolli.

Postime të Ngjajshme