` . I dyshuari në rastin “Fortesa” Goran Grujovski është shkarkuar nga detyra – TV-SHENJA

I dyshuari në rastin “Fortesa” Goran Grujovski është shkarkuar nga detyra

Eprori i drejtorisë së pestë Goran Grujovski i cili është i dyshuar për rastin “Fortesa” të PSP-së, është shkarkuar, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, raporton SHENJA.

Shkarkimi është në përputhshmëri me normat ligjore, ndërsa Grujovski është pushim mjekësor, ka deklaruar Çavkov, pa treguar se për çfarë arsye është shkarkuar eprori i drejtorisë së pestë.

Grujovski është i dyshuari kryesor në rastin “Fortesa” të cilin e ka hapur PSP. Ai së bashku me katër të dyshuar tjerë, mes të cilave edhe ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska, ngarkohen se vitin e kaluar kanë shkatërruar sistemet për ndjekej të paligjshme të komunikimeve në vlerë prej 10 milion euro. /SHENJA/