` . Hyundai Elevate, vetura që ecën, ngjitet dhe kërcen (FOTO+VIDEO) - TV-SHENJA

Hyundai Elevate, vetura që ecën, ngjitet dhe kërcen (FOTO+VIDEO)

Kompania e njohur koreano-jugore e veturave, Hyundai, sot në panairin e teknologjisë CES 2019 ka zbuluar veturën e saj më të re të quajtur Elevate.

Elevate do të ketë mundësinë që të ecë me shpejtësi prej 5 kilometra në orë, të ngjitet deri në 1.5 metra lartësi dhe po ashtu të kërcejë deri në 1.5 metra, transmeton Koha.net. Ky koncept ishte duke u zhvilluar këto tri vjetët e fundit dhe është zbuluar sot në CES 2019.

Hyundai Elevate ndryshe përshkruhet si një veturë e dizajnuar për rastet e shpëtimit. Për shembull, në rast të një tërmeti apo cunami, ku një veturë e zakonshme do të mund të lëvizte deri në vendin e ngjarjes dhe pastaj ekipet e shpëtimit do të duhej të bënin punën e tyre në këmbë, koncepti Elevate do të ishte në gjendje që të kalojë çdo terren shkëmbor apo të papërshtatshëm, shkruan neowin.

Gjithashtu, sipas kreut të Hyundait – John Suh, Elevate ka mundësi që të ngjitet te shkallët që janë para ndërtesave për të marrë përdoruesit e karrigeve me rrota.

Për më tepër, shikoni videon se si do të funksionojë koncepti Elevate.