` . Hysni Ismaili i bindur në fitoren e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 15 korrikut - TV-SHENJA

Hysni Ismaili i bindur në fitoren e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 15 korrikut

Ministri Hysni Ismaili u shpreh i bindur se koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët do të jetë fituese në zgjedhjet e 15 korrikut.

Ai tha se ka edhe shumë projekte të cilat duhet të vazhdohen pas zgjedhjeve.

“Nëse ne e kemi në dorë si Alternativë këtë ministri do t’i shtyjë ato procese. Është me rëndësi të formohen institucionet, por ato të shëndosha dhe jo partiake. Të departizohen institucionet. Në intervistën time të parë thash se unë kam ardhur të bëj ndikimin e kulturës në politikë. Nëse formohen institucione partiake ato nuk janë afatgjate”, tha ministri Ismaili.