` . Hyn në fuqi ndalesa ruse për importin e pjeshkave – TV-SHENJA

Hyn në fuqi ndalesa ruse për importin e pjeshkave

Prej sot pjeshkat e Maqedonisë nuk do të eksportohen në tregun rus. Edhe zyrtarisht hyn në fuqi vendimi i Rusisë me të cilin ndalohet importi për shkak të supozimit se kishin gjetur krimb në dërgesat.Bëhet fjalë për ndalesë të përkohshme gjë të cilën e bëri të ditur Shërbimi federal rus për kontroll veterinar dhe fitosanitar në faqen e tij të internetit, por autoritetet e Maqedonisë për vendosjen e saj nuk morën njoftim zyrtar.
Shkaku për këtë, sipas ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski, është vështirësuar komunikimi ndërmjet dy vendeve për shkak të strukturës së re qeveritare në Rusi.
“Ende askush nuk mund të thotë sa janë dëmet. Të mos dalim me kurrfarë të dhënash paushall, por të jemi të kujdesshëm për shkak të strukturës së re qeveritare në Rusi.
Ai paralajmëroi se po kërkohet treg alternativ për pjeshkat të cilat nuk do të plasohen në Rusi. Si opsione i theksoi tregun britanik, shqiptar dhe kosovar. Përfaqësues të firmës britanike, tha, tashmë janë në Maqedoni dhe sot do ta vizitojnë Rosomanin që të bëjnë vlerësimin e frytit.