` . Hyn me procedurë të shkurtër ratifikimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë – TV-SHENJA

Hyn me procedurë të shkurtër ratifikimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë

Hyn me procedurë të shkurtër ratifikimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë. Kjo u votua me 70 vota pro, asnjë  kundër dhe përmbajtur. Nikolla Dimitrov, ministër i punëve të Jashtme, deklaroi se Greqia ka obligim nëse Kuvendi i ratifikon këtë marreveshje, që ta njoftojë kryesinë e BEçsë dhe NATO-n.

“Propozohet me procedurë të shkurtër sepse më 28 qershor është edhe samiti i BE ku do të duhet vendit t’i jepet datë për negociata. Propozim që do të vendoset në referendumin në vjeshtë”, deklaroi Dimitrov.

Në fjalim procedural, deputeti Dragan Danev nga VMRO-ja deklaroi se bëhet fjalë për shkelje kushtetuese e ndryshim të identitetit.

“Maqedonia hyn në proces pa kthim. Tani kërkojet që edhe deputetët të hyjnë në këtë vepër. Kjo marrëveshje është gjenocid modern. Tregon se pala maqesonase pranon ultimatum të plotë. Është shkelje flagrante e rregullores ligjit dhe Kushtetutës nga ana e kryetarit të Kuvendit. Shkilet neni 135 alinea 4 ku thuhet se është keqperdorur flamuri evropian”, deklaroi Danev. /SHENJA/