` . Huthit kryen sulm ajror në një aeroport të Arabisë Saudite - TV-SHENJA

Huthit kryen sulm ajror në një aeroport të Arabisë Saudite

Huthit nga Jemeni kanë kryer sulm mbi qytetin Najran në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i forcave të koalicionit në krye me Arabinë Saudite, Turki al-Maliki deklaroi se Huthit, të cilët i mbështet Irani, goditën pozicione të rëndësishme në qytetin Najran, në jug të vendit, lajmëron agjencia saudite e lajmeve SPA.

Maliki tha se këtë rajon e kanë përdorur qytetarët dhe se sulmi është kryer me fluturake pa pilot.

Zëdhënësi nuk tha potencoi nëse ka të pësuar si dhe nuk zbuloi detaje. Nga ana tjetër, kanali televiziv El-Mesire, që lidhet me Huthit, lajmëroi se sulmi është kryer në aeroportin Najran dhe se është goditur depoja me armë në aeroport.

Ai shtoi se pas sulmit ka shpërthyer zjarr. Arabia Saudite më herët njoftoi se pas katër vitesh sërish është operativ aeroporti i cili kohë pas kohe është objektiv i sulmeve të Huthive. Fluturimet në aeroportin Najran janë ndërprerë në vitin 2015 për shkak të luftës në Jemen.