` . Humbje e thellë pë Vardarin, mposhtet 0:6 nga Real Sociedad-i - TV-SHENJA

Humbje e thellë pë Vardarin, mposhtet 0:6 nga Real Sociedad-i

Vardari ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e 3-të të fazës së grupeve të Liga Evropës, duke u deklasuar nga Real Sosiedadi me rezultatin 0:6.

Edhe pse në fillim vendasit e nisën ndeshjen të motivuar, megjithatë ishin spanjollët ata të cilët diktuan ritmin e lojës që nga fillimi e deri në fund. Serinë e golave e hapi Ojarzabal në minutën e 12-të, ndërsa ishte Villian ai i cili shënoi 4 golat e rradhës duke ngritur epërsinë në 0:5.

Në fund kishte kohë edhe për golin e 6-të me De la Bellan i cili i dha goditjen përfundimtare Vardarit, duke i shkaktuar humbje të thellë para publikut vendas. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Lacio e Strakoshës, duke mundur Nicën me shifrat 1:3.

Të parët në avantazh erdhën vendasit me golin e Balotellit në minutën e katërt, teksa italianët me golin e Kaisedos, dhe dy golat e Saviqit vulosën triumfin e Lacios. Në ndeshjet tjera Zenit Petersburgu mundi 3:1 Rosenborgun, Arsenali fitoi 0:1 Crvena Zvezdën, ndërsa Bate Borisovi fitoi 1:0 Kolnin.

Samir Sinani /SHENJA/

Postime të Ngjajshme