` . Humbja e befasishme e kthen Krasniqin shumë prapa - TV-SHENJA

Humbja e befasishme e kthen Krasniqin shumë prapa

Një meç prej të cilit në aspektin sportiv fitonte pak, por prej të cilit mund të humbiste shumë, ka zhvilluar të shtunën mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi. Dhe ndodhi ajo që Krasniqi ishte i bindur para meçit se nuk do të ndodhte. 32-vjeçari humbi nga gjermani Stefan Haertel me vendim unanim të gjyqtarëve. Junikasi Krasniqi, që tani jeton në Gjermani, mbeti kështu pa titullin e Evropës (EBU) në kategorinë super të mesme.

Robin Krasniqi këtë meç e kishte parë vetëm si pengesë të radhës drejt sigurimit të luftës së tretë për titull të botës. Por u befasua nga gjermani Haertel dhe tani është kthyer disa hapa prapa, shkruan sot Koha Ditore.

 Tani ai duhet të fitojë sërish titullin e Evropës, e më pas eventualisht të shikojë mundësinë që të sfidojë sërish titull të botës. Kjo kërkon disa meçe, disa fitore e po ashtu vendosin edhe rrethana të tjera. Ka gjasë që disa meçe Krasniqit t’i duhen vetëm për të kthyer titullin e Evropës. Ndaj Haertelit, të shtunën mbrëma në Magdeburg, Krasniqi ka pësuar njërën prej humbjeve më të rënda në karrierë. Humbjen më të papritur gjithsesi.