` . HUMB RENOVA, BARAZOJNË SHKUPI DHE SHKËNDIJA – TV-SHENJA

HUMB RENOVA, BARAZOJNË SHKUPI DHE SHKËNDIJA

Me katër ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe xhiroja e dytë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Skuadra e Renovës në Tetovë u mposht nga Vardari me rezultat minimal 0:1. Golin e vetëm të kësaj përballja e realizoi Barsegian në minutën e 75-të. Shkupi në Çair nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Pobedës së Prilepit, njejtë si Shkëndija ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit që e mbylli me barazim 0:0. Kujtojmë se edhe skuadra nga Çairi e mbylli takimin me 10 lojtar, pasi Rron Brona u përjashtua nga loja pas atyre dy kartonave të verdhë. Ndërkohë derbi në Strumicë i takoi Akademia Pandevit që fitoi 0:2 ndaj Bellasicës. /SHENJA/