` . Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, rriten shitjet e smartfonëve - TV-SHENJA

Huawei nuk pyet për sanksionet Amerikane, rriten shitjet e smartfonëve

Huawei Technologies rriti të ardhurat me 24% në nëntë muajt e parë të 2019-ës duke sfiduar haptazi impaktin e sanksioneve të administratës Trump e madje edhe të rritej aty ku të gjithë nuk e prisnin, pikërisht tek biznesi i smartfonëve.

Kompania teknologjike më e madhe e Kinës raportoi 86.1 miliardë dollarë të ardhura për periudhën Janar-Shtator 2019. Shitjet globale të smartfonëve u rritën me 26% në tre muajt e parë në mbi 185 milionë njësi duke e ndihmuar të ruajë pozicionin si prodhuesi i dytë më i madh në botë i pajisjeve mobile.

Kompania Kineze u rrit pavarësisht se Shtetet e Bashkuara ja ndaluan blerjen e komponentëve kritikë dhe softuerëve që fuqizojnë pajisjen e Huawei.

Në fakt Huawei në të kaluarën ka thënë se pret që biznesi i pajisjeve konsumatorë të tkurrej me 10 miliardë dollarë nga sanksionet Amerikane të cilat ja ndaluan përdorimin e sistemit operativ Android me aplikacionet kritike të Google.

Themeluesi Ren Zhengfei është shprehur se perandoria e tij teknologjike është në një moment “jetë a vdekje” dhe ka mobilizuar mijëra punonjës për të gjetur një alternativë të Android.

Në shitjet e smartfonëve, kompania udhëheq në tregun Kinez që është edhe më i madhi në botë. Në 2018-ën Huawei ka shitur 206 milionë smartfonë sipas firmës analitike IDC. /PCWorld Albanian