` . Hoxha: Qeveria i ka borxh 1 miliard euro kompanive private - TV-SHENJA

Hoxha: Qeveria i ka borxh 1 miliard euro kompanive private

Duhet të bëhet revizion për atë se sa shteti ka hua dhe cilët institucione shtetërore, sa kanë hua në mënyrë që sektori i biznesit në të ardhmen të ketë një ekspertizë që më tutje të mendoj për bisedime për bashkëpunim me ndonjërën prej institucioneve shtetërore, u shpreh Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë. Hoxha konsideron se marrja borxh nga sektori privat është praktikë e shumë shteteve të tjera, mirëpo për kthyerjen e atij borxhi ekziston një kohë e limiti.

“Borxhi i qeverisë ose i shtetit me kompanitë private, spekulohet se është diku rreth 1 miliard euro, megjithatë kështë është në çdo shtet. Gjithkund shteti i ka borxh sektorit privat, por faktori më i rëndësishëm është ajo se ato borxhe nuk duhet të  zgjaten më shumë se tre muaj pa u kthyer, sepse sektorit privat çdo vonesë i kushton për biznesin e tyre”, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.

Ndërsa, sa i takon asaj që premtoi lideri i LSDM-së, për pagën mesatare 500 euroshe e që bëri shumë bujë në opinion, Hoxha nga aspekti i një biznesmeni e sqaroi se si kjo do të mund të realizohej.

“Ajo është realisht e realizueshme, për një periudhë më të gjatë kohore, për shembull, nëse ndonjë kompani e rritë pagën e një punëtori për 10 euro, dhe nëse në Maqedoni kemi 500 mijë të punësuar, pra do të ketë pesë milion euro në duart e qytetarëve. Ata para do të shpenzohen përsëri në kompanitë tona dhe mendoj se do të kemi qarkullim më të madh të mjeteve dhe në këtë rast edhe kompanitë do të kenë përfitim më të madh nga ato mjete” ka thënë më tej ai.

Nebi Hoxha, më tej thotë se Oda Ekonomike tashmë një kohë të gjatë vlerëson faktin se miti i fuqisë së lirë punëtore në Maqedoni duhet domosdoshmërisht të ndryshojë, përshkak se me këtë politikë sociale që mbizotëron nuk do të mund të ketë perspektivë në krahasim me të gjitha shtetet tjera përreth sepse se me këtë fuqi punëtore nuk mund t’i mbahen kapacitetet e biznesit ose resurset njerëzore në një rang të lartë dhe se me këtë pagë mesatare, që ishte në të kaluarën, mendojmë se nuk do të ketë ndonjë sukses dhe do të ketë një politikë sociale, por një një politikë ekonomike.

Emine Ismaili /SHENJA/

Hoxha: Qeveria i ka borxh 1 miliard euro… by tvshenjaofficial

 

Postime të Ngjajshme