` . Homen Ali, vogëlushi irakian me "fanellën" e Messit nga qesja e plastikës - TV-SHENJA

Homen Ali, vogëlushi irakian me “fanellën” e Messit nga qesja e plastikës

 Vogëlushi Homen Ali (10), nga rrethina e qytetit Duhok në veri të Irakut me fotografinë ku ai mbante veshur “fanellën” nga qesja e plastikës me emrin e futbollistit argjentinas Lionel Messi dhe numrin 10, bëri xhiron e botës në rrjetet sociale. Tifozi i Messit, Ali tha se ëndrra e tij më e madhe është të shohë nga afër futbollistin e famshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Ali jeton në fshatin Kesera, afër qytetin Duhok në qeverinë rajonale kurde të Irakut (QRKI). Për gazetarin e AA-së tregoi admirimin e tij për lojtarin e Barcelonës, Lionel Messin dhe se si e kanë bërë atë fanellë.

Duke theksuar se babai i tij ka punuar në forcat Peshmerga dhe se mjetet financiare janë të pamjaftueshme. ”Nuk mund të blejmë fanellë sepse babai im nuk ka para dhe dy vjet më parë motra ime më bëri një fanellë nga qesja e plastikës. Me ngjyrë të këpucëve në qese shkroi emrin e Messit dhe numrin 10”, tregon vogëlushi Ali.

Tifozi i vogël i Messit thotë se afër shtëpisë së tyre nuk ka fushë futbolli për të luajtur top. ”Me miqtë e mi në lagje jemi duke u përpjekur për të luajtur top në baltë. Vazhdimisht shikoj ndeshjet e Messit dhe imitoj taktikat e tij. Dhashtë Zoti një ditë atë ta shoh nga afër”, tha Ali.

Ai thotë se shumë dëshiron të shkojë pranë Messit dhe në shkollën e futbollit të Barcelonës. ”Ashtu si çdo fëmijë i vogël edhe unë ëndërroj të bëhem futbollist i mirë si Messi. Dhashtë Zoti një ditë do të jem futbollist i famshëm në Spanjë”, u shpreh ai.

Ndërsa motra e tij, Helin Ali tha se nuk ka parashikuar që fanella nga qesja e plastikës të marrë jehonë aq të madhe dhe nuk e dinë se nga ana e kujt është bërë fotoja e cila është publikuar në mediat sociale.

Babai Ali Ahmet, nga ana e tij shprehu se ndihet keq për shkak se nuk mund të blejë një fanellë për djalin e tij. ”Vëllai im para disa muajsh ia bleu djalit tim fanellën të cilën ai e donte. Un dua që Messi ti ndohmojë djalit tim që të bëhet një futbollist i mirë”, thotë ai.

Pas intervistës me familjen, gazetari i AA-së i dhuroi një top futbolli vogëlushit Ali që ai të luaj më mirë.

Futbollisti i famshëm Lionel Messi, nga profili i tij në rrjetin social Twitter ka nisur një fushatë për të gjetur tifozin e vogël.

Postime të Ngjajshme