` . Hojt ji: Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma (Video) - TV-SHENJA

Hojt ji: Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma (Video)

Ish zëvendës ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Ji, ka drejtuar kritika të ashpra sa i përket axhendës së reformave të Ballkanit Perëndimor. Ai gjatë takimit  “Zgjidhjet e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, të mbajtur në Uashington, tha se zgjerimi i BE-së deri në vitin 2025 nuk është real dhe është e dëmshme që Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma, ndërsa BE se ato janë të zbatuara. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji për Ballkanin Perëndimor dhe se BE dhe SHBA nuk i japin rëndësinë që duhet rajonit.Sipas tij, nëse nuk reagojnë menjëherë gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë.

Hojt Brajan Ji, ish zëvendës ndihmës sekretar amerikan              

“Nuk ka nevojë të hiqet dorë nga eurointegrimet, por është e rëndësishme të jetë i sinqertë se si është pasqyra në atë rrugë. Sepse aktrimi se ajo është e sigurt dhe se disa vende mund të bëhen anëtare deri në vitin 2025, jo vetëm që nuk i ndihmon ato që duhet të zbatojnë reforma, por edhe i inkurajon kleptokratët, funksionarët e korruptuar që t’u thonë njerëzve se anëtarësimi do të ndodh për dy, tre, pesë vite dhe u jep më shumë oksigjen se sa meritojnë”.

Në lidhje me takimin e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emanuel Makron, i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin, ai tha se ai nuk është vendimtar për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, por është mundësi për bisedim.

Hojt Brajan Ji, ish zëvendës ndihmës sekretar amerikan              

“Librat e historisë në Ballkan janë plot me momente ‘tani ose kurrë’. Mendoj se takimi në Berlin nuk është një prej tyre, por është një shans. E vlerësoj Gjermaninë dhe vendet e tjera që vazhdojnë të organizojnë takime të tilla, në të cilat flitet për hapat e ardhshëm”, tha Hoyt Yee në një diskutim në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, me temën: “Zgjidhja e së pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor”.

Hojt Ji vlerëson se ideja për ndarje të territoreve në vija etnike nuk është e mirë, as pragmatike, as politike, as diplomatike dhe nuk është diçka për të cilën duhet folur. Teuta Buçi /SHENJA/