` . Hojt Ji: Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma, ndërsa BE se ato janë të zbatuara - TV-SHENJA

Hojt Ji: Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma, ndërsa BE se ato janë të zbatuara

Zgjerimi i BE-së deri në vitin 2025 nuk është real dhe është e dëmshme që Ballkani Perëndimor aktron se zbaton reforma, ndërsa BE se ato janë të zbatuara, ka deklaruar ish ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Hojt Ji, transmeton Tv SHENJA.

“Nuk ka nevojë të hiqet dorë nga eurointegrimet, por është e rëndësishme të jetë i sinqertë se si është pasqyra në atë rrugë. Sepse aktrimi se ajo është e sigurt dhe se disa vende mund të bëhen anëtare deri në vitin 2025, jo vetëm që nuk i ndihmon ato që duhet të zbatohen reforma, por edhe i inkurajon kleptokratët, funksionarët e korruptuar që t’u thonë njerëzve se anëtarësimi do të ndodh për dy, tre, pesë vite dhe u jep më shumë oksigjen se sa meritojnë” ka deklaruar ai, gjatë takimit  “Zgjidhjet e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, të mbajtur në Uashington.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare momentalisht nuk ka strategji për Ballkanin Perëndimor dhe se BE dhe SHBA nuk i japin rëndësinë që duhet rajonit. Teuta Buçi /SHENJA/